3 Maj, 2023

Kiara pyetet për sëmundja e Luizit: Ai ka bërë gjithçka për lojë dhe i ka shërbyer për mirë


Kujtojmë që këngëtari Luiz Ejlli  në fillim të sezonit të dytë të BBVA kishte deklaruar se dyshon se vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Megjithatë në një nga mbrëmjet e spektaklit, ai kishte kryer të gjitha analizat dhe kontrollet mjekësore me përcjelljen e kamerave, ku kishte rezultuar shëndosh e mirë.

Në mbrëmjen e kushtuar  “Big Brother Fan Club”, janë diskutuar shumë tema.

Mes tyre është hapur edhe tema e “sëmundjes së famshme” të Luizit, e cila ka qenë shumë e diskutuar në fillim të spektaklit Big Brother VIP Albania, pasi ai gënjeu para një publiku të tërë.

Në studio, ishta e pranishme edhe prezantuesja Kiara Tito e cila u pyet rreth kբsaj situate  kur Luizi i kishte treguar asaj të parës se vuan nga një sëmundje.

“Unë nuk e kuptoj pse po fokusohemi kaq shumë te sëmundja, kur që nga dita e parë Luizi ka dhënë shumë në atë shtëpi dhe që nga dita e parë ka rënë në sy. Dhe çdo ditë të rrugëtmit të tij, ai ka bërë gjithçka për mirë për lojën e tij dhe i ka shërbyer për mirë Nëse do ta përkufizoja me një fjalë lojën që Luizi ka bërë atyre brenda është ‘one man show’ (një njeri spektakli)”, tha Kiara.

 

© Panoramaplus.al