Floriana Garo la televizionin për t’u zhvendosur pranë të fejuarit të saj në Zvicër dhe vetëm para pak ditësh ajo ndau me të gjithë lajmin se është në pritje të fëmijës së parë. Ndoshta e kemi parë shtatzënë pa e ditur që ishte në pritje të fëmijës, në postimet e mëparshme gjatë vizitës në Shqipëri, por dje moderatorja ka postuar një foto të plotë, e para pasi konfirmoi që po pret një fëmijë.

Ajo ndodhet në Strasburg të Francës, në një udhëtim fundjave, siç e quan vetë dhe ka realizuar një foto në një nga lagjet e qytetit. Sytë tanë shkojnë menjëherë te barku, por aq e gjatë sa është Floriana, është vështirë që të dallosh një ndryshim të dukshëm, ku duket se i është harkosur dhe rrumbullakosur barku

© Panoramaplus.al

