15 Mars, 2025

I dha fund jetës me armë zjarri, ja çfarë po bënte Pamela Bach para fundit tragjik


Pamela Bach , ish-bashkëshortja e David Hasselhoff dhe e njohur për rolin e saj në Baywatch, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Hollywood Hills më 5 mars, në moshën 61-vjeçare. Lajmi për vdekjen e saj, që i atribuohet plagës së vetë shkaktuar me armë zjarri, zhyti në pikëllim botën e argëtimit, si dhe familjen dhe miqtë e saj.

Pak para përfundimit të saj tragjik, Pamela Bach po përpiqej të rikthehej në qendër të vëmendjes, duke punuar intensivisht në një reality show të ri, i cili do të dokumentonte jetën e saj dhe të miqve të saj të famshëm në Hollywood Hills. Me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme, projekti nuk përparoi kurrë dhe ata që e njihnin flasin për një grua që po luftonte për të rifituar vendin e saj në botën e argëtimit.

Lajmi për vetëvrasjen e saj tronditi të dashurit e saj, ku vajza e saj më e vogël, Hayley, ishte ajo që e gjeti të vdekur, në gjendje të dëshpëruar. Pak ditë më vonë, vajza e saj e madhe, Taylor, i tha lamtumirë nënës së saj me një mesazh në Instagram , ku shprehte boshllëkun e pa treguar që la pas.

“Do të bëja gjithçka për të të përqafuar sërish, engjëlli im ”, ka shkruar Taylor Hasselhoff për nënën e saj: “Ti je shoqja ime më e mirë, zemra ime, gjithçka ime.”

Të premtoj se do të të bëj krenare dhe do të të festoj çdo ditë”, shtoi ajo, duke përmendur gjithashtu se vajza e saj, Londra, do të mësojë se sa e veçantë ishte gjyshja e saj.

Unë premtoj se do ta mbroj Hayley-n përgjithmonë.”

Postimi i saj u mbyll me fjalët: “Mami të dua shumë… Dhimbja është e padurueshme, por do të jem e fortë për ty dhe do të mbaj gjallë kujtimin tënd derisa të takohemi sërish”.

David Hasselhoff, me të cilin Pamela Bach pati një martesë të stuhishme që përfundoi me një divorc të vështirë në vitin 2006, u kufizua në një deklaratë të thjeshtë, duke kërkuar maturi në këtë moment të vështirë për familjen e tyre . Ata të dy ishin gjendur shpesh në përballje publike, kryesisht për çështje financiare, me çështjen e alimentacionit të pezulluar prej vitesh.

Pamela Bach, ndonëse është tërhequr nga aktrimi, ka mbetur aktive në rrjetet sociale, me postimin e saj të fundit në natën e ndërrimit të viteve, ku flet për mirënjohjen ndaj familjes dhe veçanërisht mbesës së saj të porsalindur. Megjithatë, askush nuk dukej se e dinte peshën që mbante brenda saj dhe as vendimin që do të merrte pak kohë më vonë.

© Panoramaplus.al