Orët e para të ditës së sotme ka humbur jetën tragjikisht Liman Keta, minator në Bulqizë. Ndër vite në Shqipëri është folur pak dhe shumë në lidhje me minatorët dhe kushtet e vështira ë të cilat ata punojnë, trajtimi pas pune, kushtet shëndetësore, pensioni, statusi etj.

Ndër personazhet e paktë publik që ka reaguar për vdekjen e minatorit është Arbana Osmani. Arbana ka treguar se jo më larg se para një jave ka qenë më shumë se 1000 metra nën tokën e Bulqizës.

Arbana ka postuar një fotografi në Instagramin e saj ku shkruan: ‘’Nje jave me pare se bashku me xhiruam për #duatetebejtelumtur 1100 m nen toke ne Minierën e Bulqizë, aty ku sot ka humbur jetën një minator 31 vjeçar nga një masiv gurësh. Duke i dërguar ngushëllimet me te sinqerta familjes, mezi presim t’ju tregojmë këtë sezon historitë me te jashtëzakonshme qe vijnë edhe nga nëntoka.”
© Panoramaplus.al
