9 Shkurt, 2019

Gazetari ngel pa fjalë, profesoresha zhvishet e del nudo gjatë intervistës (FOTO)


John Humphrys është gazetari i “BBC Radio 4”, i cili së fundmi ka përjetuar ndoshta momentin më të sikletshëm të karrierës së tij.

Një ditë më parë, John kishte të ftuar në emisionin e tij profesoreshën e ekonomisë së  Universitetit të Kembrixh, Victoria Bateman. Kjo e fundit gjatë intervistës u zhvesh dhe doli nudo.

“Largimi nga Bashkimi Europian e lë Britaninë lakuriq”, shkruhej në trupin e saj. Në këtë mënyrë ajo tregon se është kundër daljes së vendit nga Bashkimi Europian.

Gjatë intervistës që zgjati pesë minuta, gazetari i “BBC Radio 4” e akuzon akademiken se ka minuar argumentimin e saj duke mos veshur rroba. Gjithashtu ai i tha se ka fyer ndjeshmërinë e pjesës më të madhe të popullsisë britanike.

Ndërkohë zëra nga BBC kanë thënë se veprimi i profesoreshës Bateman erdhi pas kritikave që kishte marrë për leksionin që kishte mbajtur kundër Brexit në muajin Janar.

Gjatë intervistës së shkurtër dhe të sikletshme, ajo shpjegoi edhe domethënien e mesazhit që kishte shkruar në trup.

“E para, Brexit e lë ekonomike britanike të ekspozuar. E dyta është se Brexit ka nxitur disa ndjenja kundër emigrantëve, dhe e treta, Brexit ekspozon dështimet e qeverisë së kaluar”, tha Victoria Bateman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al