8 Mars, 2025

Fotot nga paparazzi/ Princ Leka dhe fotografja e ish-çiftit mbretëror shijojnë kohën me Geraldinën! Divorci i vështirë me Elia Zaharinë


Pas një viti të ngarkuar, Princ Leka më në fund po shijon kohën me partneren, por edhe vajzën e tij. Pasi është divorcuar zyrtarisht nga Elia Zaharia, tashmë trashëgimtari i kurorës, del hapur me partneren e re, fotografen Blerta Celibashi.

princ leka blerta celibashi geraldina 19

Pasi çifti shijon edhe eventet së bashku, tashmë shijojnë edhe kohën me Geraldinën e vogël. Paparaci ynë ka fotografuar çiftin, teksa kanë zgjedhur të kalojnë paraditen në shoqërinë e vogëlushes.

princ leka blerta celibashi

Ashtu si mund të dallohet edhe nga fotot, të dy janë shumë të përfshirë për të zbavitur Geraldinën. Me lojëra dhe me fëmijë të tjerë që afrohen, të tre duket se po e shijojnë kohën me njëri-tjetrin.

princ leka blerta celibashi 1

Kjo nuk është hera e parë që Blerta dhe Princi shihen me Geraldinën e vogël, pasi edhe herë të tjera, vajza që Leka ka me Elian, është parë në shoqërinë e tyre, duke na zbuluar kështu se tashmë lidhja e dyshes është pranuar edhe nga vogëlushja. Burime pranë çiftit, bëjnë me dije se tashmë ka përfunduar edhe gjyqi i fundit mes dy ish-bashkëshortëve, çifti është duke menduar për dasmën e tyre.

princ leka blerta celibashi 2

Ndryshe nga martesa e parë, me Elian, që në Tiranë mbërritën familje të shumta mbretërore, këtë herë me Blertën, ceremonia do të jetë më private, duke dashur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre vetëm pranë rrethit të ngushtë. Miqtë e dyshes bëjnë me dije se si Leka ashtu edhe Blerta janë shumë diskret për të folur për dasmën e tyre, ndonëse rrethi i ngushtë është njohur tashmë me detajet e para. Prej disa muajsh, dyshja është duke bashkëjetuar dhe pranë kësaj marrëdhënie është edhe Geraldina, në kohën që ajo shpenzon me babain e saj.

princ leka blerta celibashi geraldina

Tashmë hapi i radhës pritet që të jetë edhe celebrimi i çiftit, duke përmbyllur kështu me kurorëzim, një histori dashurie gati 2 vjeçare. Historia që disa muaj më parë jetohej në fshehtësi të plotë, tashmë është bërë më se publike dhe Leka shoqërohet kudo nga Blerta, madje edhe në eventet publike ku është i ftuar. Princi ka publikuar në rrjetet sociale disa foto krah Blertës nga Lushnja, ku ata kanë marrë pjesë në një ceremoni në kuadër të 105-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

princ leka blerta celibashi geraldina 1

Në një nga fotot e publikuara nga vetë Leka, fotografja shihet teksa e shoqëron partnerin e saj në takimet me qytetarë e pjesëmarrës në këtë event, duke i mbajtur çadrën për shkak të reshjeve të shiut. Në të njëjtën ditë që u publikuar fotot, gjyqtarja Migena Laska dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove. Princ Leka u dënua për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Zaharia.

princ leka blerta celibashi 3

Togat e zeza dënuan me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elia Zaharisë, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale. Ndërsa u vendos pafajësia për Elia Zaharinë për akuzën e dhunës në familje, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

princ leka blerta celibashi geraldina 2

Familja mbretërore ka qenë kryefjala përgjatë viti të kaluar. Ishin pikërisht festat e fundvitit 2023, që zbuluan edhe ndarjen e Princ Lekës me Elia Zaharian. Pas një historie 15-vjeçare, duket se përrallës me princ i erdhi fundi dhe një fund me shumë zhurmë mediatike.

princ leka blerta celibashi geraldina 3princ leka blerta celibashi geraldina 4princ leka blerta celibashi geraldina 5princ leka blerta celibashi geraldina 6princ leka blerta celibashi geraldina 7princ leka blerta celibashi geraldina 8princ leka blerta celibashi geraldina 9princ leka blerta celibashi geraldina 10princ leka blerta celibashi geraldina 11princ leka blerta celibashi geraldina 12princ leka blerta celibashi geraldina 14princ leka blerta celibashi geraldina 15princ leka blerta celibashi geraldina 16princ leka blerta celibashi geraldina 17princ leka blerta celibashi geraldina 18

© Panoramaplus.al