25 Dhjetor, 2018

FOTOT/ Festimi ndryshe në Vlorë, qytetarët zgjedhin të lahen në det për Krishtlindje


Qytetarë të ndryshëm në Vlorë, kanë zgjedhur që këto Krishtlindje t’i festojnë në një mënyrë të veçantë.

Duke sfiduar temperaturat e ulëta, ata kanë vendosur që në një ditë të shënuar si kjo të hyjnë në det.

Edhe pse temperatura nuk shifrën 15, disa qytetarë guximtarë kanë vendosur që të lahen sot në detin e bukur të Vlorës.

Sipas mediave lokale mes atyre që janë futur sot në det ka qenë dhe sportisti Rrapo Taho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al