Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, është goxha e njohur në industrinë e muzikës, ku kohëve të fundit ajo po gëzon një sukses të madh, mirëpo kur vjen puna tek jeta e saj private artistja është goxha e rezervuar dhe e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike.

Bebe ka dhënë së fundmi një intervistë për “People” ku si rrallë herë ka ndarë disa detaje të pathëna më parë për partnerin e saj. Këngëtarja u shpreh se ai është shumë mbështetës dhe i dhënë pas saj.

“I dashuri im është kaq mbështetës. Ai është aq i ëmbël, saqë kur e sheh që jam e mërzitur, përpiqet të më nxjerrë për darkë ose në ndonjë takim, edhe pse vërtet nuk më pëlqen të dal nga shtëpia, të them të drejtën, sepse nuk e dua këtë gjë.
Ai gjithmonë përpiqet të më ngrejë lart. Gjithmonë përpiqet të vijë në shfaqjet e mia, dhe punon si kineast dhe regjisor, kështu që sa herë që kam nevojë për këshilla kur xhiroj një klip, ai është gjithmonë pranë. Ai gjithmonë më jep kontributin e tij dhe unë e dua vërtet për këtë gjë.”– tregoi këngëtarja.


