19 Tetor, 2017

Ermal Mamaqi dhe Erion Veliaj udhëtojnë së bashku me avion. Çfarë po kurdisin ata?


Ermal Mamaqi ka publikuar ditën e sotme një fotografi në faqen e tij në Istagram ku mesa mund të kuptohet nga përshkrimi dhe ambienti, ai gjendet në avion. Po krejt ndryshe këtë herë ai ka përkrahë një udhëtar të pazakontë, as më shumë dhe as më pak kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

‘’Kur të bie sedilja ngjitur me kryetarin…#BussinesClass ta shpif, prandaj më sollën këtu tek radha 23 @erionveliaj.’’ – shkruan sipër fotografisë Ermali. Ai nuk tregon më shumë detaje se ku po shkojnë ata dhe nëse kjo është rastësi apo ata të dy po ‘’kurdisin ‘’ diçka.

© Panoramaplus.al