Aktori i humorit Elvis Pupa ishte i preferuari i publikut sezonin e kaluar teksa emisioni i tij ‘M’fal për shprehjen’ mori menjëherë famë, sidomos me paraqitjen e jetës në çift , situatat komike dhe paksa ironike. Aktori i njohur e ka deklaruar edhe më parë se këtë sezon ai nuk do të ishte në Digitialb e ndërkohë që sezoni televiziv ka filluar, ai duket se është ende në kërkim të një ‘shtëpie televizive’ për të shfaqur programin e tij.

Deri tani mesa duket ai nuk ka rënë dakord me asnjë televizion, por sigurisht për Visin qëndron edhe një alternativë, ajo e shfaqjes online në kanalin e YouTube-it sikundër është bërë trend ditët e sotme.
© Panoramaplus.al

