Aktori Ed WestWick dhe gruaja e tij, Amy Jackson, kanë ndarë lajmin e bukur se janë bërë prindër për herë të parë.

Me anë të një foto në Instagram, në të cilën pozojnë më vogëlushin çifti kanë treguar se kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre.

Në përshkrimin e postimit, dyshja zbuluan po ashtu gjininë dhe emrin e foshnjës.

“Mirë se erdhe në botë, vogëlush. Oscar Alexander Westwick”, shkruhet në postim.

Çifti u martua në gusht të vitit të kaluar në një ceremoni në Itali.
“Të martohesh me Edin do të thotë për mua të kem një partner jete me të cilin mund të ndaj aventura, dashuri dhe mbështetje, të krijoj një familje të bukur dhe të kem mbështetjen e tij në të gjitha momentet e jetës”, tha Amy.

Ndërsa Ed, duke folur për martesën e tyre, tha:
“Ka të bëjë me punën për një të ardhme së bashku dhe krijimin e kujtimeve të pafundme. E kalova jetën duke menduar se kush do të ishte e duhura dhe më pas e gjeta”.

Ed dhe Amy u takuan në një event të Aston Martin në vitin 2021 dhe konfirmuan lidhjen e tyre në qershor 2022.
© Panoramaplus.al
