25 Tetor, 2017

Do të çuditeni kur të shihni sa është rritur vajza e Salsano Rrapit!


Në mesin e janarit të vitit të kaluar, moderator i spektaklit të humorit “Portokalli” u bë baba për herë të parë i një vajze nga bashkëjetesa me aktoren Erjona Kakeli. Ka qenë pikërisht partnerja e tij që ndau me miqtë në Facebook këtë foto të bukur me vajzën e tyre tashmë 1 vjeçe e gjysmë, Margi.

Salsano dhe Erjona u bënë prindër në fillim të vitit 2016, ndërkohë që flitet se ata janë në pritje të fëmijës së dytë, lajm që s’e kanë konfirmuar ende për mediat, por as e kanë mohuar. Para pak kohësh ishte vetë Salsano, i cili zbuloi këtë “sekret familjar” ndërsa postoi një foto ku dukej Erjona me barkun e fryrë.

Artistët nga qyteti i Elbasanit kanë një histori të gjatë dashurie mbi 10 vjeçare bashkë. Ndërkohë që prej më shumë se 5 vjetësh ata bashkëjetojnë në Tiranë

© Panoramaplus.al