Teksa të gjithë familjarët po mblidheshin te kisha ku do të kryhej ceremonia e martesës së 23-vjeçares, babai i nuses shkoi në shtëpi dhe pas pak çastesh u dëgjua një shpërthim i fuqishëm.
Banesa në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përfshi nga flakët brenda pak sekondash. Zjarrfikësit të cilët shkuan në vendin e ngjarjes, janë shprehur se tubi i gazit ishte hapur qëllimisht.
Sipas tyre, është dashur vetëm një shkëndijë që më pas gjithçka të hidhej në erë. Ndërsa autoritetet vendase janë shprehur se kanë disa arsye për të menduar se 59-vjeçari, John Evans, është vetëvrarë.
Sipas tyre, policia ka shkruar disa herë te kjo banesë për dhunë në familje, të shkaktuara nga probleme të shëndetit mendor.
Pak orë pas kësaj ngjarje, një nga vajzat e 59-vjeçarit, Ashlee, u ka kërkuar njerëzve në “Facebook” që të respektojnë privatësinë e familjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al