Rreth pesë muaj pas vdekjes së Liam Payne, dhimbja mbetet po aq e madhe për partnerin e tij.

Kate Cassidy ka kujtuar momentet e saj të fundit me ish-këngëtarin e One Direction para vdekjes së tij tragjike në Argjentinë. Në një video të publikuar, Kate Cassidy tregon një fustan dhe një palë taka që lidhen me një natë të paharrueshme që ata kaluan së bashku në Paris.

Influencerja postoi një video në TikTok, ku duket se po pastronte kutitë dhe zbuloi një fustan të verdhë që kishte veshur në një dasmë në Paris, ku Liam Payne e kishte shoqëruar në vitin 2024.

“Ky fustan më sjell aq shumë paqe dhe rehati ,” tha ajo, duke shpjeguar se lidhet me një kujtim të veçantë që nuk do ta harrojë kurrë.

“Shkuam në këtë dasmë të bukur. Ishte dasma e parë që kisha marrë pjesë. Kaluam një kohë të mrekullueshme”.
Më pas, ajo nxori nga një kuti një palë taka të veshura Christian Louboutin, të cilat i kishte veshur me atë fustan të veçantë. Siç shpjegoi ajo, këpucët ishin pothuajse të reja para ngjarjes, por ato u konsumuan ndërsa ajo dhe Liam Payne kërcyen gjithë natën dhe eksploruan vendin.

“Më kujtohet që mëngjesin tjetër u zgjova dhe i thashë Liamit: “O Zot, shiko këto këpucë, janë të shkatërruara. Nuk di çfarë të bëj me to. Nuk mund ta besoj që nuk i hodha dhe jam shumë i lumtur që nuk i hodha. Mbi to është gdhendur ky kujtim”.

Kate Cassidy dhe Liam Payne udhëtuan për në Francë, në shtator të 2024, vetëm një muaj para vdekjes së tij tragjike në Argjentinë në moshën 31-vjeçare. Këngëtari humbi jetën kur u rrëzua nga ballkoni i hotelit në tetor 2024.

Nga hetimi i policisë u zbulua se Liam Payne kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe droge. Partnerja e tij kishte udhëtuar me të në Buenos Aires disa javë para vdekjes së tij, megjithatë, Liam Payne thuhet se pati një krizë psikologjike kur ajo u largua. Çifti e kishte nisur lidhjen e tyre në vitin 2022, ndërsa bënin plane për martesë.
© Panoramaplus.al@kateecass @Crumbl Cookies ♬ original sound – Kateecass

