Puntata e të hënës së kaluar në ‘Dance With Me’ u shoqërua me polemika e debate të shumta që rezultuan me largimin përfundimtar të Fiori Dardhës.

Deri më tani produksioni nuk ka bërë të ditur se cili do të jetë personazhi që do të zëvendësojë gazetaren në spektakël, por një postim në Instagram i modeles Dorina Gegiçi duket se ka ngritur dyshime se mund të jetë pikërisht ajo zëvendësuesja e Fiori Dardhës.

Gegiçi shihet duke pozuar në ambientet jashtë televizionit ‘Klan’, por duke mos dhënë asnjë detaj tjetër se përse ndodhet aty.
© Panoramaplus.al

