13 Shkurt, 2019

Biznesmeni që fiton 120 mijë dollarë në muaj në kërkim të dashurisë: Dua një vajzë që… (FOTO)


Matthew Lepre është një djalë 26-vjeçar, i cili fiton plot 120 mijë dollarë në muaj, por ka një problem.

Ai shprehet se nuk ka gjetur ende dashurinë, pasi e ka të vështirë të gjejë një vajzë që ta dojë pa interes dhe që të mos e shohë atë vetëm për llogarinë bankare.

26-vjeçarin nga Sidney i Australisë, edhe ky Shën Valentin do ta gjejë vetëm.  “Mirror” shkruan se ai tre vite më parë braktisi universitetin për të ndihmuar mamanë e tij dhe tashmë drejton një biznes për shitje elektronike online, punë e cila e mban larg femrave.

E teksa tani që i ka vënë gjërat për vije, ai kërkon një vajzë në jetën e tij, për lidhje serioze.

“Kam vënë re gjatë suksesit tim se paratë nuk mund të blejnë lumturinë apo dashurinë dhe familjen. Një partner është ai që do të qëndrojë pranë në uljet dhe ngritjet e tua”, është shprehur 26-vjeçari, i cili është kundër aplikacioneve për njohje online.

Ai ka treguar se miqtë e tij e kanë prezantuar me disa vajza, por nuk ka rastisur e duhura. “Unë nuk dua një vajzë që po më takon për bilancin tim bankar. Dua një lidhje afatgjatë dhe kuptimplotë”, thotë ai.

“Teksa jam duke patur sukses në punën time, kam vënë re që Shën Valentini po më gjen vetëm dhe unë dua një lidhje serioze që të bëhet një pjesë e rëndësishme e jetës sime”, ka shtuar Matthew.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al