5 Dhjetor, 2024

Arioni në nominim! Pasi u shpreh se ishte kundër lidhjes së tyre, reagon përsëri motra e Dianës: Biletat këtë të shtunë ishin lirë


Banori i Big Brother Vip, Arioni, këtë javë është në nominim kokë më kokë me Gjestin.

E ndërsa të dy lojtarët vazhdojnë lojën e tyre për të qëndruar sa më gjatë brenda formatit, në rrjetet sociale ka ardhur një reagim nga motra e Diana Tahirit, ish-banores me të cilën Arioni krijoi një romancë brenda shtëpisë.

Me anë të një postimi në Twitter, Adriana Tahiri ka shkruar: “Arion biletat për Norvegji ishin lirë të shtunën”.

Një postim ky i cili ka ngjallur mjaft reagime dhe dyshime tek ndjekësit për mesazhin që Adriana ka dashur të jap.

Në thelb kjo fjali duket sikur konfirmon daljen e sigurt të banorit këtë javë.

Kujtojmë se motra e Dianës nuk ishte dakord për lidhjen e kësaj të fundit me Arionin.

Gjatë një vizite surprizë që ajo i bëri modeles brenda Big Brother Vip, shprehi mendimin e saj se nuk ishte pro lidhjes së Dianës me Arionin pasi sipas saj kjo nuk e lejonte ish-banoren të japte maksimumin në lojë.

“Mua më duket se dyshja e penalizon Dianën në lojën e saj, mendoj që Diana ka shumë për të dhënë. Dhe ndonjëhërë kur e shoh nuk shoh një Dian që unë njoh,” tha ajo.

Kujtojmë gjithashtu se Diana e la shtëpinë e BBV pasi babai i saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al