Andresa është një nga personazhet më të dashur të ekranit teksa e shohim çdo të diel në emisionin ‘E diela shqiptare’. Prej mëse 8 vitesh tashmë, Andresa është pjesë e emisionit në krahë të Ardit Gjebreas.

Këtë të shtunë, Andresa ishte e ftuar në emisionin ‘Thumb’, ku ndër të tjera, me çiltërsinë e saj ka treguar edhe marrëdhënien me Anilën, bashkëshorten e Gjebreas. E pyetur nëse është xheloze Anila për të Andresa përgjigjet: Anila është mama për mua. Anila s’ka xhelozi, për të gjithë stafin është mama, nëse ke dhimbje koke Anila ka gjithmonë një ilaç. Unë jam xheloze për Arditin, Anila jo, jo me ne.”

“Kam shumë respekt për Eni Çobanin, Eni Çobani ka ardhur pas meje prandaj s’kam xhelozi.”, – ka treguar më pas Andresa për marrëdhënien me zonjen Eni. Duket se Andresa i paska marrëdhëniet e mira dhe pozitive me të gjithë në program.
© Panoramaplus.al
