11 Korrik, 2022

Amber Heard kërkoi rihapjen e gjyqit, kundërpërgjigjet Johnny Depp: Është e pakënaqur nga vendimi


Vetëm disa ditë pasi Amber Heard paraqiti dokumente të reja për të anuluar vendimin fitues të gjyqit për shpifje të Johnny Depp duke kërkuar një gjykim të ri, ylli 59-vjeçar është përgjigjur.

Nuk është për t’u habitur, përgjigja e ekipit të Depp mbron vendimin, duke këmbëngulur që gjykata e Virxhinias të refuzojë kontestimin e pabazë të Heard.

“Pas një gjyqi gjashtë-javor, një juri me kolegë të zonjës Heard dha një vendim kundër saj pothuajse në të gjitha aspektet,” thotë dokumenti në kundërshtim nga avokatët e Depp. “Edhe pse kuptohet e pakënaqur me rezultatin e gjyqit, zonja Heard nuk ka identifikuar asnjë bazë legjitime për të lënë mënjanë në çdo aspekt vendimin e jurisë”, thuhet në dosjen në ‘Fairfax County’. “Ligji i Virxhinias është i qartë se një vendim nuk duhet të anulohet nëse nuk është “qartësisht i gabuar ose pa prova për ta mbështetur atë,” (lexo këtu).

Avokatët e Johnny thonë se ka prova të qarta që pasi eseja e Amber u publikua në ‘Washington Post’ në vitin 2018, ai nuk ishte përfshirë në asnjë projekt dhe nuk u shfaq në asnjë prodhim të vetëm deri në tetor 2020. Vetëm kaq, thonë avokatët, mbështet verdiktin prej 10 milionë dollarësh. “Aktgjykimi u mbështet mirë nga provat dërrmuese, në përputhje me ligjin dhe nuk duhet të anashkalohet. Z. Depp me respekt parashtron se Gjykata duhet t’i mohojë mocionet pas gjykimit të zonjës Heard, të cilat shkojnë në joseriozitet.”

Avokatët e Amber Heard kanë bërë thirrje për rigjykim të çështjes duke pretenduar për një “shërbim jo të duhur nga anëtarët e jurisë. Në dokumentet e dorëzuara të premten, ekipi ligjor i aktores tha se “faktet dhe informacionet e zbuluara rishtazi” në lidhje me një anëtar jurie, nënkuptonin se duhet të deklarohej një keqtrajtim. Avokatët thanë se një nga individët e thirrur fillimisht për të shërbyer në gjyq nuk ishte paraqitur dhe ishte zëvendësuar nga dikush tjetër.

© Panoramaplus.al