20 Tetor, 2017

‘’Ah ç’ma plase shpirtin Klajdi ’’, -Dhimbja me të cilën bashkëjeton prej vitesh Rozana Radi


Rozana Radi ka bërë një dedikim shumë të ndjerë, ndërsa ka postuar këngën më të re nga Klajdi Haruni. Fabula e këngës është mjaft prekëse teksa tregohet historia e një babai që është ndarë nga jeta, por që i ka lënë fëmijët të vegjël. Teksti dhe kënga e kanë prekur Rozanën, e cila ka humbur babain, artistin Ferdinand Radi vite më parë. Rozana e ka përjetuar keq humbjen e tij, si çdo fëmijë që humbja e prindërit është ndodhi që ta ndryshon jetën.

‘’ Ahhh ç’ma plase shpirtin Klajdi Haruni me këto fjalë! Po ku ka lule që mund t’ja mbushin shpirtin tim eti që s’na jetoi. Kam vënë barrierë të fortë që ditën që ai iku sepse më iku forca dhe mburoja. Sukses mik.’-i shkruan Rozana Klajdit, për këngën prekëse që një baba i ndjerë i kushton fëmijëve të tij.

© Panoramaplus.al