Panik në Athinë! E pushuan nga puna, rikthehet në kompani dhe qëllon me armë në drejtim të punonjësve, 1 viktimë dhe 2 të plagosur! Autori s’pranon të dorëzohet

Feb 12, 2024 | 10:30
SHPËRNDAJE

Një ish-punonjës është rikthyer në kompaninë në Athinë ku e pushuan nga puna dhe ka qëlluar me armë.

athine

Raportohet se nga të shtënat me armë ka 1 viktimë dhe dy të plagosur, ndërsa policia greke ka shkuar në vendngjarje.

Autori ndodhet në katin e dytë të ndërtesës, ndërsa nuk ka pranuar të vetëdorëzohet.

Sipas informacioneve të para, autori është një ish-punonjës, me origjinë egjiptiane, i cili është shkarkuar nga puna. Sipas protothema, ai ka qenë përgjegjës në kompani për vite me radhë.

Policia nuk ka mundur të hyjë në ndërtesë pasi personi i armatosur është ende brenda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura