
Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,, Leon Panetta i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së kapiten Feti Voglit, ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami gjatë një bisede telefonike.
“Marrim pjesë në dhimbje dhe lutemi së bashku me familjen e kapiten Feti Vogli”, është shprehur Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Leon Panetta, duke shprehur njëkohësisht të gjithë gatishmërinë e qeverisë amerikane, për çdo ndihmë në rast nevoje.
Ai ka vlerësuar gatishmërinë e trupave shqiptare, për të luftuar deri në sakrificën e fundit, duke shtuar se “se SHBA dhe populli amerikan, vlerësojnë shumë mbështetjen e pandërprerë të qeverisë dhe popullit shqiptar.”
Nga ana e tij ministri i Mbrojtjes, Imami ka falënderuar Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria e SHBA dhe populli amerikan ka dhënë për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura.
“Jemi krenar që ushtarët tanë dhe amerikanë luftuan së bashku me kurajo dhe profesionalizëm të lartë”, është shprehur Imami.
Ministri Imami ka siguruar ministrin Panetta për angazhimin e palëkundshëm të qeverisë shqiptare për të vazhduar kontributin për paqen dhe sigurinë në Afganistan.
© Panorama.al











