TIRANE- “Vazhdimi i reformave për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri janë shumë të rëndësishme edhe në perspektivën e marrëdhënieve Shqipëri-BE”. Keshtu eshte shprehur Vasilis Maragos, shefii i Njesisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit pranë Komisionit Evropian, gjate nje takimi qe zhvilloi me ministrin e Jashtem, Edmond Panariti.
Gjatë takimit, Panariti theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat, dhe në tërësi, procesi i integrimit evropian, janë objektivat më madhorë të qeverisë shqiptare, dhe në këtë kuadër shprehu besimin se vendi do të arrijë të kualifikohet si kandidat në BE brenda vjeshtës së këtij viti.
Ai vuri në dukje përpjekjet që vijojnë për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian, dhe shprehu bindjen se brenda kohës në dispozicion do të arrihet masa kritike e progresit, që do të bindë Komisionin dhe vendet anëtare se Shqipëria meriton të ecë përpara në rrugëtimin e saj evropian.
Nga ana e tij, Maragos siguroi se Komisioni Evropian do të ofrojë të gjithë asistencën e duhur për të përmbushur në kohë angazhimet e marra nga pala shqiptare.
© Panorama.al











