Panariti: Pakt i ri detar me Greqinë, ka negociata

Aug 15, 2012 | 14:37
Edmond Panariti

Shqipëria ka nisur kontaktet në nivel teknik me Greqinë për një marrëveshje të re të ndarjes së kufirit detar.

Lajmin e bëri të ditur dje ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, i cili tha në një bashkëbisedim me gazetarët se marrëveshja e re do të ketë për bazë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e rrëzoi fillimisht një pakt mes dy vendeve. “Si pikë referimi do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Janë krijuar grupe pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilat po punojnë intensivisht për të dalë me opsionet përkatëse, të cilat do të jenë edhe baza e negocimit të këtij problemi me qeverinë greke. Vizita ime në Athinë me ftesën e homologut tim, është një vizitë normale, është një vizitë në vazhdën e vizitës në rajon, që filloi me vizitën time në Itali dhe që është e natyrshme të vazhdojë me Greqinë, siç bëra pak kohë më parë me vizitën time në Kosovë”, tha Panariti. Sipas tij “ne jemi në fazën e grupeve teknike, të komisioneve të cilat po diskutojnë për të gjitha mënyrat e mundshme se si do të adresohet ky problem. Siç e theksova edhe më përpara që pika e referimit do të jetë Gjykata Kushtetuese dhe…

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura