Pamjet/ Ndryshimet në sistemin gjyqësor shkaktojnë protesta masive në Meksikë, qytetarët futen brenda në Senat

Sep 11, 2024 | 9:21
SHPËRNDAJE

Qindra protestues janë futur brenda Senatit në Meksikë të martën ndërsa ligjvënësit po diskutonin për një plan për ndryshime në sistemin gjyqësor, duke detyruar që të ndërpritej puna për sigurinë e senatorëve, raporton AP.

protesta

Partia në pushtet e Meksikës, Morena, arriti të siguronte votat që i nevojiteshin, pasi një anëtar i opozitës e mbështeti atë.

Kjo lëvizje dhe manovrat tjera politike para votimit të planit të mbështetur nga presidenti në largim Andres Manuel Lopez Obrador nxitën edhe më shumë zemërim pas javësh protestash nga punonjës të drejtësisë dhe po ashtu studentë të juridikut.

Kritikët dhe vëzhguesit thonë se plani, në të cilin do të zgjidheshin të gjithë gjyqtarët, mund të kërcënojë pavarësinë e gjyqësorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura