Një tjetër banore që u bë e famshme falë pjesëmarrjes në spektaklin “Big Brother”, është dhe Pamela Zyferi. Bukuroshja, e cila fizikun dhe talentin e saj e ka shfaqur nëpër spektakle bukurie si në “Miss Shqiperia 2003 Miss Pres, Miss Europe Junior (Pragë) 2003, Miss Dea 2005” dhe së fundi si konkurente në “Big Brother 3”, këto ditë po shijon rrezet e diellit në plazhet më të njohura që ka Europa. Më saktësisht, Pamela ka vendosur të pushojë fillimisht në Kalkidiki të Greqisë e më pas, për të vazhduar në Palma de Mallorca. “Këtë verë po i marr seriozisht pushimet, pasi u bë kohë që nuk po bëj pushime të gjata dhe, përveçse merrem me organizimin e tyre, po i shijoj njëkohësisht. Destinacionet janë Kalkidiki dhe më pas Palma de Majorca”, shprehet Pamela, duke treguar gjithashtu se ka edhe shumë oferta për punë, por ato do t’i fillojë sezonin tjetër. “Oferta pune kam marrë, por do të preferoja të rinis në shtator dhe, deri atëherë, nuk do doja të publikoja asgjë”, thekson në fund ajo.











