Pakti detar, Panariti: S’ka negociata me Greqinë

Aug 27, 2012 | 14:54

TIRANE- Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti ka deklaruar sot se nuk ka asnje grup pune per marreveshjen detare me Greqine dhe as negociata te nisura per ceshtjen ne fjale.

Gjate nje konference per shtyp, per turin e vizites se fundit ai theksoi se gjithcka qe do te bisedohet apo negociohet per kete ceshtje do te behet në respekt të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare.

“Për marrëveshjen me Greqinë dua të jem i qartë se nuk ka as negociata, as negociatorë dhe as grupe pune. Nëse në të ardhmen do të na duhet të bisedojmë me autoritetet greke kjo do të bëhet në respekt të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare”, tha ai.

Sipas Panaritit, MJ garanton transparence te plote ne çdo hap lidhur me marrëveshjen me Greqinë.

© Panorama.al

Te lidhura