Pakistani arreston 5 spiunët e CIA-s, nuk u dihet fati

Jun 16, 2011 | 9:20

Sipas “New York Times”, forcat pakistaneze të sigurisë kanë arrestuar 5 informatorë të CIA-s, që besohet se ndihmuan Shtetet e Bashkuara të vrasin Osama bin Ladenin. Gazeta shkruan se mes të arrestuarve është pronari që ka dhënë banesën me qira dhe një ushtarak. Për këtë të fundit, zyrtarët besojnë se kopjonte targat e makinave që kishin vizituar kompleksin disa javë para sulmit. Deri tani, nuk dihet fati i të arrestuarve. Marrëdhëniet mes shërbimeve sekrete pakistaneze dhe atyre amerikane ishin tensionuar, qëkur skuadra speciale amerikane vrau Osama bin Laden fshehtas zyrtarëve pakistanezë, duke i akuzuar ata si informatorë të kryeterroristit.

© Panorama.al

Te lidhura