Pakistan, arrestohet imami, manipuloi djegien e Kuranit

Sep 3, 2012 | 11:26

Policia pakistaneze ka arrestuar dje klerikun mysliman, i cili ka akuzuar një 14-vjeçare me sindromën daun për blasfemi, pasi sipas tij ka djegur faqe të Kuranit. Vajza u arrestua dhe kërcënohej me vdekje, por pasi hetuesit zbuluan se imami i fabrikoi vetë provat për ta lidhur 14-vjeçaren me djegien e Kuranit, mund të lirohet. Ngjarja ka ndezur sërish tensionet fetare në Pakistan, por tërhoqi edhe vëmendjen e Perëndimit për rrezikun që e kanoste 14-vjeçaren me zhvillim të vonuar. Adoleshentja u ndalua dy javë më parë afër Islamabadit, pasi një turmë njerëzish donin ta vrisnin me gurë për gjestin ofendues. 14-vjeçarja Rimsha Masih u akuzua se kishte djegur fletët që përmbanin tekste nga libri i shenjtë. Por, një dëshmitar okular tha se imami Khalid Chishti ia vuri vetë faqet në çantë vajzës me zhvillim të vonuar mendor.

© Panorama.al

Te lidhura