Konfeksionet, Berisha: Hiqet tarifa doganore

Jul 13, 2011 | 14:59

TIRANE- Heqje e tarifes doganore prej 10% per industrine e konfeksioneve dhe kepuceve, heqje e taksës së importit dhe e shitjeve të makinave, ristrukturim i takses se qarkullimit dhe te tjera masa qe do te lehtesojne biznesin dhe qytetarin ka prezantuar kryeministri sot ne kuader te paketes se re fiskale.

Ne mbledhjen e qeverise, Berisha deklaroi dha detaje te paketes se re fiskale, që përfshin projektligjet “Për akcizat”, të ndryshuar, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar.

Duke u ndalur ne heqjen e tarifës doganore prej 10 përqind për industrinë e konfeksioneve dhe këpucëve, Berisha sqaroi se nga kjo masë buxhetit të shtetit do t’i mungojë 1 miliard lekë, por, nga ana tjetër, kjo industri, e cila në shumë nga sipërmarrjet e saj funksion për modën më të lartë të Europës e të botës, do të ketë mundësi të zgjerohet.

“Ne besojmë se ky 10 përqindësh apo 1 miliard lekë që do të hynin në arkën e shtetit do të jetë më i vlefshëm në kontot e sipërmarrësve privatë, do të krijohen shumë më tepër vende pune, do të përmirësohen kushtet e punës, do të investohet më shumë e do të rriten pagat e punonjësve më shumë”- tha ai.

Berisha ka përgëzuar propozimin e fundit, për të vendosur pagën minimale 200 mijë lekë dhe ka bere me dije se shumë shpejt, sapo të krijohen mundësitë do të kalohet në pagën minimale për orë pune.

“Një vend që 20 vjet më parë e kishte pagën mesatare 5-6 dollarë, më qesharaken, fiktiven e ndër 2-3 vendet më të ulëta në botë, ende ka rrugë për të fiksuar pagë mbi orën e punës. Por jam i sigurt se nuk do të jetë e largët dita, kur ne do të vendosim pagë minimale mbi orën e punës”- tha ai.

Pjese e paketes se re fiskale është edhe heqja e taksës së importit dhe e shitjeve të makinave. Gjithashtu do të ketë një tarifë mbi karburantet, si një masë, e cila, është jetike për mbrojtjen e mjedisit. “Mbrojtja e shëndetit dhe observimi i standardeve të pranueshme përbën një kusht të domosdoshëm. Ndaj dhe taksa e karbonit e tëra, përveç pjesës që mund t’i mbetet qeverisë vendore, do të kalojë për mbjelljen e drurëve frutorë.”- tha kryeministri.

Paketa e re fiskale parashikon edhe një ristrukturim të taksës së qarkullimit, taksë e regjistrimit të automjeteve. Qeverisë vendore do t’i mbetet 20 përqind e këtyre taksave, nga buxheti i shtetit.

 

© Panorama.al

Te lidhura