Paketa e opozites: Imuniteti, PD-PS nisin negociatat në Kuvend

Sep 1, 2012 | 10:26

Konferenca e Kryetarëve

Maxhoranca pranon shqyrtimin e propozimeve të PS për ndryshimet kushtetuese. Debati, më 6 shtator.

PS: Imunitetin ta votojmë si paketë me propozimet tona.

Xhafaj: Ministrat dhe deputetët të hetohen nga gjykata e zakonshme.

Partia Socialiste e konsideron si kapitull të mbyllur votimin e nismës së heqjes së imunitetit dhe deklaron votën pro, por ky miratim sipas nënkryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, do të bëhet pas votimit të ndryshimeve kushtetuese që ka propozuar opozita. Deputeti i PS-së deklaroi dje se akuzat e maxhorancës ndaj opozitës, se nuk voton heqjen e imunitetit për të bllokuar statusin e vendit kandidat, janë alibi dhe marrëzi politike. Xhafaj deklaroi votën pro heqjes së imunitetit, kur të përfundojë në Kuvend debati për paketën kushtetuese që propozon e majta. “Edhe për çështjen e imunitetit opozita nuk ka pasur asnjë dilemë. Vota jonë është pa diskutim PRO! Për opozitën ky është problem i mbyllur politikisht. Të tjerat janë thjesht alibi e marrëzi politike e kushtetuese. Mjaft që në tri javët që vijnë të kryejmë të gjithë diskutimin e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese që ne kemi propozuar dhe pastaj të votojmë. E përsëris që mbetet thjesht të votohet sapo të mbyllet procesi për debatin kushtetues lidhur me nismën tonë kushtetuese për të votuar një dhe vetëm një projektligj për ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Xhafaj.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura