Gazeta publikon sot rritjen dhe klasifikimin e pagave për disa institucione publike të vendit. Vendimi i qeverisë tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe është gati për zbatim. Sipas vendimit të qeverisë, hyrja në fuqi do të nisë nga 15 korriku 2011. Në numrin e sotëm botohen tabelat e plota të rritjes së pagave dhe të klasifikimit të tyre për punonjësit akademikë në universitetet publike të vendit, pagat e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të përfaqësive diplomatike. Për herë të parë botohet vendimi për klasifikimin e plotë të pagave të çdo punonjësi shqiptar që punon në përfaqësitë diplomatike. Njëkohësisht është bërë edhe klasifikimi i pagave për ushtarakët shqiptarë të atashuar jashtë vendit.
Per te pare tabelat duhet te klikoni mbi: PDF











