TIRANE- Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e kreut socialist, Edi Rama ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, e cila nuk kishte nisur hetimet ndaj kryeministrit, Sali Berisha, kërkuar po nga kryetari Rama.
Kreu i PS-së, Edi Rama, i ishte drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme me një padi ndaj Sali Berishës për shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës.
Pas valës së fjalimeve fyese në adresë të tij dhe familjes gjatë një seance parlamentare të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, më datë 26.11.2009 dhe në konferencën për shtyp të dhënë në datën 02.12.2009.
Rama kishte kërkuar nga Prokurorja e Përgjithshme legjitimimin e të dëmtuarit në cilësinë e paditësit civil në procesin penal ndaj Berishës, me qëllim shpërblimin e dëmit të shkaktuar.
Prokuroria kishte vlerësuar se kryeministri nuk kishte konsumuar vepër penale, ndaj e kishte pushuar çështjen. Gjykata e Lartë i ka dhënë sot të drejtë dhe ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Prokuroria e Përgjithshme.
© Panorama.al











