Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, përmes një njoftimi për media, tha se Kosova është njohur nga dy shtete.
“Ju njoftojmë se Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht nga kontinenti i Afrikës se Republika e Guinesë Conacry dhe Republika e Nigerit, janë shtetet e radhës të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Pacollit.
Këto dy njohje, sipas komunikatës vijnë pas aktivitetit të dendur lobues të Zëvendëskryeministrit Pacolli.
“Brenda ditës ju njoftojmë për detajet e këtyre njohjeve”, vazhdon komunikata e Zyrës së Pacollit.
Zyrtarisht, deri më tani Kosova është njohur nga 77 shtete. Bashkë me shtetet që Pacolli thotë se na kanë njohur, atëherë shkon në 79 numri i shteteve që njohin realitetin e krijuar në Kosovë më 17 Shkurt 2008. (Express)
© Panorama.al











