Pёrkrenarja dhe shpata vijnë në Shqipëri

Jul 7, 2012 | 11:42

Pёrkrenarja dhe shpata e Skёnderbeut do tё sillen nё Shqipёri pёr t’u ekspozuar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipëri. Premtimi i është bërë kryeministri, Sali Berisha nga zёvendёskancelari dhe Ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger. Berisha dhe Michael Spindelegger janë takuar në Kroaci, ku po zhvillohet Samiti i Dubrovnikut.

Gjithashtu, ai bёri tё ditur se Austria do tё marrё pjesё nё festimet pёr 100 vjetorin e pavarёsisё me pёrfaqёsues tё autoriteteve mё tё larta, si dёshmi e miqёsisё dhe lidhjeve tё ngushta midis tё dy vendeve e popujve.

Spindelegger garantoi kryeministrin Berisha, se Austria do ta mbёshtesё fuqishёm Shqipёrinё nё hapat e mёtejshëm drejt integrimit europian dhe marrjen e statusit tё vendit kandidat.

Berisha nga ana e tij, vlerësoi gadishmërinë e Austrisë pë sjelljen në Shqipëri të pёrkrenares dhe shpatës së Skёnderbeut, si dhe për përfaqësimin e saj në nivele të larta në festime e 100 vjetorit të Pavarëisë.

Nё memorien e kombit, – u shpreh Kryeministri, – kontributi i Ministrit të Jashtëm të Austro-Hungarisë, Kontit Bertochd dhe i vendeve mike Austrisё e Hungarisё, do tё qёndrojё pёrherë nё altarin mё tё lartё tё vlerёsimit tё kombit shqiptar.

© Panorama.al

Te lidhura