OSBE, Wollfarth: Të rishikohet Kodi Zgjedhor

Aug 12, 2011 | 13:03

KORÇE- Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth tha sot se Kodi Zgjedhor ka nevojë për rishikime. Nga Liqenasi i Korçës, Wollfarth kërkoi që të rishikohen rekomandimet e ODIHR, duke theksuar se OSBE pret një reformë të gjerë në vend.

Duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese, artikuluar së fundi nga opozita, Wollfarth tha se, në çdo vend bëhet kujdes me ndryshimet kushtetuese.

Partitë politike, sipas tij duhet të gjejnë rrugën e përbashkët, ndërsa bëri thirrje që në bisedime për reformat në vend duhet të përfshihen edhe partitë e vogla.

© Panorama.al

Te lidhura