OSBE: Keqardhje për vdekjen e policit. Dialog

Jul 27, 2011 | 18:15

Ushtruesi i detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Eduard Joseph, shprehu sot keqardhje për humbjen e jetës dhe plagosjeve që ndodhën menjëherë pas operacionit të bërë nga njësitë speciale të policisë së Kosovës në veri, thuhet në një komunikatë të OSBE-së.

“OSBE i bashkëngjitet apelit të partnerëve të vet nga komuniteti ndërkombëtar për qetësi dhe shmangie nga hapat që mund ta bëjnë situatën më të paqëndrueshme”, tha Joseph.

Dialogu mes të gjitha palëve përkatëse ka rëndësi kyçe për të zgjidhur çështjet e hapura”, shtoi ai.

Ai citohet te këtë thënë se misioni u bën thirrje gjithë liderëve “që t’i shmangen retorikës nxitëse dhe të bashkëpunojnë ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in të cilët janë duke ndihmuar në uljen e tensioneve.”(rel)

© Panorama.al

Te lidhura