OSBE hap 90 qendra votimi për serbët e Kosovës

May 6, 2012 | 10:16

Serbët i janë drejtuar sot qendrave të votimit për të zgjedhur 250 deputetë të Parlamentit të ri Republikan, 120 deputetë të Kuvendit të Vojvodinës, përfaqësues dhe këshilltarë komunalë, si dhe presidentin e vendit.

Janë rreth  90 qendra votimi të OSBE-së në Kosovë, të cilat që në orën 08:15 janë hapur plotësisht.

“Kam kënaqësinë të raportoj se të gjitha 90 vendvotimet në 28 lokacione janë hapur këtë mëngjes”, ka thënë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uerner Almhofer.

“Kishte pak vonesa të natyrës teknike në disa lokacione, por të gjitha tash janë zgjidhur”, ka sqaruar ai.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka mundësuar që qytetarët serbë të Kosovës të ushtrojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.

© Panorama.al

Te lidhura