“Operacioni i SPAK, i pritshëm”- Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja e grupit të Suel Çelës: Aktiviteti brenda vendit ishte eliminimi fizik i kundërshtarëve! Kishte në shënjestër Ardian Çapjan

Nov 30, 2024 | 17:18
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje lidhur me dosjen e SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës.

Lala tha se SPAK është ndalur ne disa episode të organizatës së Suel Çelës, teksa thekson se aktiviteti i tij brenda vendit ishte eliminimi fizik i kundërshtarëve, ndërsa jashtë ishte trafikimi i kokainës nga Amerika e Jugut.

Gazetarja tha në studion e emisionit Kjo Javë se në shënjestrën e tij ishte Ardian Çapja dhe për ta ekzekutuar pajtoi snajperistin më të mirë, Prek Kodrën, i dyshuari për vrasjen e Kastriot Reçit.

Lala: Ishte e pritshme se SPAK prej një vitit e gjysme po godet organizata për shkak të një bashkëpunimi me autoritetet e huaja ligj zbatuese. Janë goditur disa organizata kriminale, ku janë identifikuar dhe elementë të ndryshëm të sistemit të drejtësisë dhe policisë të implikuar në këto grupe kriminale. Në vazhdën e këtyre hetimeve që janë duke u hetuar, në muajt në vijim do të ketë goditje të reja. Pra, ishte një lajm i pritshëm.

SPAK është ndalur ne disa episode të organizatës së Suel Celës, i cili u bë shumë i përfolur për incidentin te tregu agroushqimor, ku u përplas me policinë. Ai arriti tia hidhte drejtësisë në atë kohë dhe është përfolur për shumë ngjarje. Pas dëshmive të Nuredin Dumanit ai u shpall në kërkim për vrasjen e disa personave.

Aktiviteti i tij brenda vendit ishte eliminimi fizik i kundërshtarëve dhe jashtë ishte trafikimi i kokainës nga Amerika e Jugut.

Në shënjestër të tij ishte Ardjan Capjan. Çapja doli në oborr dhe u qëllua me snajper në një distancë të largët, prej afro 400 metra. U gjet edhe automjeti. Çapja i mbijetoi atentatit sepse snajperisti nuk kishte më fushëpamje.

Dyshohet e Suel Çela kishte pajtur një snaperist shumë të rrezikshëm, Prek Kodrën, i dyshuar dhe për ngjarje të tjera kriminale, si vrasja e Kastriot Recit. Ky person merr përsipër të kryente vrasjen dhe organizata e vëzhgonte jo vetëm përmes anëtarëve të grupit, por edhe me kamera statike.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura