TIRANE- Policia ka ndaluar 15 persona ne Kamze, te cilet aksionit te policise nisur ne oret e para te mengjesit i jane pergjigjur me te shtena armesh.
Sipas te dhenave te para mesohet se gjate ketij operacioni është kapur edhe një sasi armësh dhe municionesh luftarake.
Nga te shtenat me arme zjarri per fat nuk raportohet te jene shenuar persona te lenduar. Pritet qe ne vijim te jepen detaje rreth operacionit te policise dhe identitetit te te ndaluarve, qe jane shoqeruar ne komisariat.











