Olsi i BB: Ka ardhur moment të gjej partnere dhe të krijoj familjen time

Feb 11, 2012 | 13:46

‘’Për momentin po përgatitem për disa pushime të gjata, mendoj që kur të kthehem, do kem vendosur për llojin e klubit që dua ta bëj vetë, diçka shumë të veçantë besoj. Me pak fjalë, për momentin jam në atë periudhë të jetës ku duhet të marrësh një vendim se çfarë do bësh me jetën tënde’’. Kështu tregon ish-banori  i BB, Olsi Mingomataj, i cili për momentin është duke qëndruar në Holandë, prej ku do të udhëtojë drejt Tailandës. ‘’Ka momente që them me vete, mbase jetoj jashtë përgjithmonë, duke u nisur nga mënyra e jetesës që bëhet këtu, diçka që mua nuk më tërheq fare. Jemi një vend shumë i vogël, të mos them i kufizuar në hapësirat për të shijuar jetën. Shpesh në Tiranë pyet veten, po sot ku do shkoj? Këtu mjafton një punë dhe pak të ardhura dhe opsionet për t’u dëfryer e kënaqur veten janë pa fund”, –  thekson më tej Olsi. ‘’Për sa i përket jetës private, jam single dhe mendoj sa ka ardhur momenti të gjej edhe unë partneren e jetës dhe të filloj të marr përsipër përgjegjësitë që ka formimi i një familjeje. Në qoftë se dikur kam qenë komplet kundër kësaj gjëje, tani jam mëse 100% pro kësaj. Për sa i përket partneres, mendoj se do zgjasë momenti derisa fati të trokasë dhe unë të takoj princeshën time (qesh). Kam dalë, jam takuar me vajza të ndryshme që më prezanton shoqëria, po asgjë e veçantë. Besoj se ato të mirat vështirë t’i sjellë momenti t’i takosh dhe shumica janë me të dashur në krah’’, – përfundon Olsi.

© Panorama.al

Te lidhura