TIRANE- Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Leonrad Olli hodhi poshtë të gjitha pretendimet për mungesë apo pasaktësi në kodin e pestë, i cili është bërë objekt sherri mes perfaqësuesve partiak në KQZ.
“Është pothuajse e pamundur që kodi i pestë të mosekzistojë, dhe për më tepër është e pamundur të tjetërsohet. Është shënuar që në qendrën e votimit, dhe është shënuar në procesverbal gjithashtu”- tha Olli.
Në mbi 1000 kuti të hapura deri në këto momente nga KQZ, Olli tha se në 6 shifra vetëm njëra nga këto shifra nuk ka korresponduar, gjë që sipas tij është normale të ndodh.











