
Ministri i Transporteve: Funksionarë të regjimit dhe biznesmenë me fshatra turistike.
Shtëpitë, Olldashi nxjerr emrat. “Xhelatët e Sigurimit mbajnë banesat e ish-pronarëve”
Ministri i Transportit dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, gjatë fjalës në Parlament dha dje për herë të parë raste konkrete të banesave të zëna në mënyrë të dhunshme nga banorë, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk i lejojnë pronarët e ligjshëm të rimarrin banesat e tyre. Ministri Olldashi deklaroi dje se akti normativ i qeverisë garanton drejtësi për të gjithë pronarët që kanë 68 vite që presin të marrin pronën e tyre. Olldashi përmendi me emra konkretë biznesmenë të njohur që sipas tij, edhe pse kanë pasuri të pafundme, mbajnë të bllokuara shtëpi me sipërfaqe të mëdha. “Agron Papuli, biznesmen, pronar i ish-Stabilimentit ‘Mihal Duri’, pronar fshatrash turistike, me investime në të katër anët e Shqipërisë, mban shtëpinë e pronarit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











