TIRANË- Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi në një analizë të punës për vitin e shkuar dhe një panoramë të objektivave për vitin ku sapo hymë ka theksuar si ndër më prioritare ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan dhe tunelin në të.
“Nëse do të më duhej ta përmblidhja me një fjali do të thotë se objektivi më madhor do ishte dritë në tunelin e Krrabës. Shumë shpejt, më shpejt nga cfarë e mendoni ju do të shohim dritë në këtë tunel, dhe do ndërtohej krejt rruga Tiranë-Elbasan”- tha Olldashi.
Më tej, ai ka theksuar se do të investohet në rrugë, ujësjellësa, strehim dhe infrastrukturor. Olldashi ka numëruar detyrat që do të vazhdojnë e që do të nisin, duke renditur Levan Tepelenë, Fier Vlorë, by passi i Durrësit, rrugë Shkodër-Hani i Hotit, nisja e by pass Fier, vazhdimi Qukës-Qafë Plloc, ndërtimi i Urës së Matit etj.











