OKB: Në Siri janë vrarë 34 fëmijë gjatë periudhës së armëpushimit

May 2, 2012 | 13:01

Që pas hyrjes në fuqi të armëpushimit ndërmjet forcave të Presidentit Bashar al-Asad dhe grupeve opozitare, janë vrarë 34 fëmijë, sipas një raportueseje të OKB-së. Armëpushimi ka hyrë në fuqi më 12 prill. E dërguara speciale e OKB-së për fëmijë dhe konfliktin e armatosur, Radhika Kumarasvami, tha se vrasjet kanë ndodhur përkundër vendosjes së monitoruesve të armëpushimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas REL, ajo ka kërkuar që të gjitha palët në konflikt të përmbahen nga taktikat e pakontrolluara, që kanë rezultuar me vrasje dhe plagosje të fëmijëve. Vëzhgimi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër njoftoi se luftëtarët opozitarë kanë vrarë së paku 12 ushtarë qeveritarë gjatë luftimeve të rënda në provincën lindore Deir al-Zor dhe 10 veta janë vrarë sot nga predhat e ushtrisë në provincën veriore Idlib.

© Panorama.al

Te lidhura