Ofendimet në Kuvend, Elisa Spiropali mbyll seancën plenare: Është cenuar rendi, të gjithë deputetët të kërkojnë falje për gjuhën e përdorur

Dec 5, 2024 | 13:23
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka mbyllur mes tensioneve seancën e sotme parlamentare, pas kërkesës së kreut të Grupit të PS-së, Niko Peleshi, për të shtyrë diskutimin e pikave të rendit të ditës në seancën e ardhshme.

“Seanca në këto kushte, do të kërkoja në emër të Grupit të PS që pikat e rendit të ditës të votohen seancën e ardhshme”, tha Niko Peleshi, pas rinisjes së seancë që u ndëpre për shkak të ofendimeve të deputetëve të PS dhe PD ndaj njëri-tjetrit.

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit u shpreh se rendi në Parlament ishte cenuar seriozisht dhe apeloi deputetët të kërkonin falje për gjuhën e përdorur.

Më pas, Spiropali njoftoi mbulljen e seanës parlamentare, teksa shtoi se data e seancës së ardhshme do të njoftohej në një moment të dytë.

Elisa Spiropali: Rendi në seancë është cenuar seriozisht, gjuha e përdorur në seancë, dhe nuk po i vë gishtin as njëri as tjetrit, duke qenë se gjuha e urrejtjes, denigrimit ndikon në të gjithë shoqërinë shqiptare, dua t;ju bëj thirrje deputetëve të përmbaheni në fjalorin ndaj njëri-tjetrin. Kjo sallë nuk përfaqëson vlerat e dialogut, ju bën thirrje deputetëve të kërkojnë falje.

Të mbyllet seanca plenare dhe pikat e rendit të ditës të kalojnë në seancën e ardhshme plenare dhe të diskutohen me seriozitetin që duhet.

Seanca mbyllet këtu, pikat e rendit të ditës janë tërhequr. Do diskutojmë në seancën e radhës

LEXONI EDHE: 

Interpelanca Kuvend/ Grupi i PS braktis sallën e Kuvendit, Ina Zhupa quajti Erion Braçen si ‘kone’, ‘të ha m** goja’!

“Deputet pleh, i thotë një kolegie ‘ruse’”- Ofendimet në Kuvend, shpërthen Gazment Bardhi: T’ju vijë turp! Spiropali: Kërkoj unë falje në emër të të gjithëve

Përplasje në Kuvend/ Ina Zhupa i afrohet Niko Peleshit: Gruas tënde i thua ruse? Deputeti i PS: Kërko falje

“O Erion t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”- Braçe e quajti ruse, Zhupa i përgjigjet deputetit të PS! Ligjvënësi socialist: Fytyrë e keqe, mbaje gojën…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura