TIRANE- Ekspertët e ODIHR-it i kanë rekomanduar Komisionit të Reformës Zgjedhore të mos aplikojnë numërimin elektronik të votave në të gjithë vendin për zgjedhjet e ardhshme.
Pasi kanë studiuar zonat zgjedhore, infrastrukturën zgjedhore dhe traditën e zgjedhjeve në Shqipëri, ekspertët e ODIHR-it e konsiderojnë të parakohshëm numërimin elektronik të votave. Edhe pse në konferencën dyditore të zhvilluar nga OSBE-ja dy muaj më parë, u paraqitën disa variante entuziaste të numërimit elektronik të votave dhe palët e pranuan në parim atë, ODIHR vlerëson se për të aplikuar këtë sistem, duhet testuar në pjesë të ndryshme të vendit për të bërë më pas korrigjimet e nevojshme dhe përdorur në fund këtë sistem në të gjithë vendin.
Gjithashtu, ODIHR tërheq vëmendjen për të hartuar një kuadër ligjor të detajuar, strikt, të saktë dhe garant ndaj abuzimeve dhe mbrojtjes së të dhënave personale të votuesve, që do të përdoren gjatë identifikimit të zgjedhësve përmes kartës së identitetit











