OBSH: Bakteri E. Coli ka pësuar mutacion

Jun 3, 2011 | 9:26

Varaianti i virusit Escherichia Coli, i gjetur te pacientët gjermanë të  cilët mendohet se janë infektuar nga trangujt, nuk është hasur kurrë më parë. Ai është i një forme të re dhe mjaft i rrezikshëm. Gjithçka e konfirmon Organizata Botërore e Shëndetësisë Testet tregojnë se ky tip i bakterit është një mutant i dy formave të tjera të E. Colit, dhe pikërisht gjenet e tij vdekjeprurëse shpjegojnë përse epidemia e shpërthyer në Europë ishte kaq e rrezikshme. Dje, në faqen zyrtare të OBSH-së u raportuan edhe 9 persona të tjerë që kanë humbur jetën në Gjermani për shkak të sindromit uremik-heolitik, i shkaktuar nga bakteri i rrezikshëm. Një tjetër person ka humbur jetën në Suedi, ndërsa qindra persona janë në spital e kërkojnë kujdes intensiv, duke përfshirë edhe dializën. “Deri tani janë njoftuar raste të prekurish në Austri, Danimarkë, Francë, Holandë, Norvegji, Spanjë, Zvicër dhe Angli. Të gjitha këto raste, përveç dy prej tyre, janë në njerëz të cilët kishin vizituar kohët e fundit Gjermaninë”, bën me dije OBSH. Sipas specialistëve të saj, vijojnë ekzaminimet për të gjetur shkakun e shpërthimit, i cili është ende e paqartë. Kontakti me persona të infektuar është një nga mënyrat më të shpeshta të transmetimit të sëmundjes. “Kohëzgjatja për shfaqjen e EHC është rreth një javë apo më pak në të rriturit, por mund të jetë më i gjatë te fëmijët”, paralajmëron OBSH. Sipas saj, për të parandaluar infeksionin kërkohen masa kontrolli në të gjitha fazat e zinxhirit ushqimor. Ato duhet të nisin që nga prodhimi bujqësor, tregtimi e deri në mjedisin e shtëpisë. Përveç perimeve, mendohet që virusi të ketë ardhur nga kafshët, të cilat janë burim infeksioni. Ekspertët e OBSH-së sqarojnë se duhet bërë kujdes me konsumin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Burim infeksioni mund të jetë edhe uji i pijshëm.

1600 raste
me sindrom uremik-hemolitik janë konfirmuar deri tani në Gjermani. Gjermanëve u është kërkuar të mos konsumojnë më tranguj derisa analizat shkencore të identifikojnë burimin e shpërthimit të epidemisë vdekjeprurëse. Trangujt organikë të importuar nga Spanja besohet të jenë shkaku i sëmundjes

© Panorama.al

Te lidhura