Obama: Tërheqim 33 mijë trupa nga Afganistani

Jun 24, 2011 | 10:08

Presidenti amerikan tha në Uashington se ka nisur përfundimi i pushtimit të Afganistanit. Ai dha urdhrin e tërheqjes se 33 mijë trupave deri në fund të 2012-s. “Sot, mund t’ju them se po e përmbushim këtë angazhim. Falë burrave dhe grave në uniformë, personelit tonë civil dhe partnerëve tanë të koalicionit, ne po realizojmë objektivat tanë. Për pasojë, duke nisur nga muaji që vjen, do të jemi në gjendje të fillojmë tërheqjen e 10 mijë trupave deri në fund të këtij viti. Deri në verën e vitit të ardhshëm, ne do të tërheqim 33 mijë trupa nga Afganistani”, u shpreh Obama. Vendi i Obamës u përshëndet nga Presidenti afgan, Hamid Karzai. Fjalimi i Obamës u mbështet gjithashtu nga Franca e Britania, të cilat zyrtarisht deklaruan nisjen e procesit të tërheqjes së trupave të tyre nga Afganistani, duke filluar që këtë verë dhe, sipas të gjitha gjasave, për ta finalizuar deri në fund të vitit 2012.

© Panorama.al

Te lidhura