Obama shtron iftar, kujton 11 shtatorin

Aug 12, 2011 | 11:22

Presidenti amerikan, Barak Obama, shtroi në Shtëpinë e Bardhë darkën e iftarit, më 11 gusht, me të ftuar diplomatë të huaj, zyrtarë të administratës së tij dhe kongresmenë amerikanë, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në këtë darkë, Presidenti u informua edhe në detaje mbi të mbijetuarit myslimanë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, dhjetë vite më parë, kur avionët e  komanduar nga terroristët u përplasën mbi Kullat Binjake, duke marrë jetën e rreth 3 mijë personave. “Për një muaj, ne do të shënojmë 10-vjetorin e sulmeve të tmerrshme të 11 shtatorit, që sollën aq shumë dhembje në zemrat tona. Do të nderojmë ata që humbëm familjet që ata kanë lënë pas, heronjtë që ndihmuan atë ditë dhe të gjithë ata që kanë kryer detyrën për të na mbajtur të sigurt gjatë kësaj dekade të vështirë. Sonte dua të kujtoj se ata amerikanë ishin të shumë besimeve, përfshirë myslimanët amerikanë dhe patriotë”, tha presidenti amerikan, Obama. Shtrimi i një nate iftari gjatë Muajit të Ramazanit me diplomatë myslimanë, është kthyer në një traditë në Shtëpinë e Bardhë.

© Panorama.al

Te lidhura